SC Gjilani tashmë ka në dispozicion autobusin e saj, duke shënuar një hap të rëndësishëm në organizimin dhe logjistikën e klubit.
Nga tash e tutje, skuadra gjilanase do t’i zhvillojë udhëtimet për ndeshjet e kampionatit me autobusin e klubit, duke krijuar kushte më të përshtatshme për futbollistët dhe stafin teknik.
Udhëtimi i parë me autobusin e ri do të jetë drejt Podujevës, ku SC Gjilani do të përballet me Llapin në kuadër të kampionatit.
Ky zhvillim shihet si një tjetër hap në përmirësimin e kushteve dhe profesionalizimin e klubit, ndërsa skuadra tashmë është e fokusuar në sfidën e radhës në fushën e gjelbër.

