Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë të dielën, një aksion simbolik para hyrjes së Qeverisë së Kosovës.
Përmes një ftese drejtuar mediave, organizatorët kanë bërë të ditur se aktiviteti do të nisë në ora 17:00.
“Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

