FC Drita ka bërë të ditur se nga ky sezon do të ketë në përbërjen e saj edhe ekipin B, i cili do të garojë në Ligën e Tretë të Kampionatit të Kosovës.
Sipas klubit, krijimi i FC Drita B është pjesë e planit të pronarëve Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli për zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe investimet e planifikuara për të ardhmen.
Synimi i klubit është që përmes një organizimi të qëndrueshëm dhe zhvillimit të vazhdueshëm të futbollistëve, ekipi B në vitet e ardhshme të avancojë deri në Ligën e Parë të Kosovës.
Shorti për përcaktimin e kalendarit të garave për këtë edicion do të hidhet nesër në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Me krijimin e ekipit B, FC Drita synon të krijojë një strukturë më të gjerë për zhvillimin e futbollistëve dhe formimin e talenteve të rinj brenda klubit.

