SC Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e portierit Marijan Coric, i cili i bashkohet kuqebardhëve pas aventurës së tij te Llapi.
Portieri shtatlartë është përforcimi më i ri i skuadrës gjilanase, e cila vazhdon të kompletojë organikën për sezonin e ri.
Radio Star kishte raportuar ekskluzivisht disa javë më parë se Gjilani kishte arritur marrëveshje me Coricin, ndërsa tashmë ky transferim është konfirmuar edhe zyrtarisht nga klubi.

