Për nderë të përvjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, sot më 05 shtator, Policia e Kosovës I ka dyert e hapura për vizitorë andaj të gjithë ata qytetarë që duan të njoftohen me punën e policisë janë të mirëseardhur.
Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se të gjitha stacionet policore dhe Drejtoria Rajonale e Gjilanit I mirëpret qytetarët e të gjitha etnive dhe moshave që të vizitojnë objektet tona dhe të njoftohen me punën e Policisë së Kosovës.
Të interesuarit mund të njihen më për së afërmi me punën dhe veprimtarinë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gjatë aktiviteteve të përgjithshme policore.