Hotel Gallery në Gjilan po vazhdon të jetë një nga pikat mikpritëse gjatë zhvillimit të Youth & U15 European Weightlifting Championships – Kosovo 2026.
Momente nga ngjarjet e ditës sjellin atmosferën e kampionatit, takimet mes sportistëve dhe delegacioneve, ceremonitë dhe momentet e përbashkëta që po e karakterizojnë këtë ngjarje të rëndësishme sportive.
Përtej garave në platformë, kampionati po sjell në Gjilan energjinë e sportit, bashkëpunimin mes përfaqësuesve nga vende të ndryshme dhe kujtime të veçanta për pjesëmarrësit.
Hotel Gallery mbetet pjesë e kësaj atmosfere, duke mirëpritur sportistë, trajnerë, zyrtarë dhe mysafirë të kampionatit.

