SC Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2–1 ndaj Dukagjinit, në një ndeshje të dominuar nga skuadra gjilanase.
Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 9-të, pas një gjuajtjeje të lirë të ekzekutuar nga Arbër Potoku. Më pas, Blerind Morina realizoi për Gjilanin, duke thelluar avantazhin.
Dukagjini arriti të ngushtojë rezultatin përmes Mergim Pefçelit, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë.
Në 45 minutat e para, Gjilani ishte skuadra më dominuese në fushë, duke krijuar disa raste shënimi, ndërsa edhe Dukagjini pati mundësitë e veta për të rrezikuar portën gjilanase.
Rezultati pas pjesës së parë: Gjilani 2–1 Dukagjini.

