Çështja e presidentit i ka bërë sërish bashkë, kreun e VV-së dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti me atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Gazeta10 merr vesh se Kurti e Abdixhiku janë në takim që ka nisur rreth orës 20:00.
Në takimin që po zhvillohet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës pjesë e tij është edhe ish-presidentja, tashmë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.
Ky takim vjen pas atij të së mërkurës, kur Kurti, kryeministër në detyrë, dhe Abdixhiku, u takuan në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.
Që të dy deklaruan se për herë të parë kanë biseduar për “emra konkretë” për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por nuk pranuan t’i bëjë të ditur ata për shkak të “ndjeshmërisë” së bisedimeve.

