Nuk ka medalje tjera për ekipin tonë nga karate. Fortesa Orana që ishte pranë medaljes, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, u diskualifikua nga gara.
Gjyqtarët vendosën ta dënojnë me “shikkaku”, që në karate njihet si thyerje e rregullave teknike. Fatkeqësisht, shkaku i këtij dënimi, ajo nuk mund të garojë as për medaljen e bronztë!
Fati nuk ishte me të, kur e kishte medaljen shumë pranë.
Me Fortesën mbyllen garat e karateistëve tanë në LM Taranto 2026.
Bilanci i karateistëve, medalja e artë e Islam Selmanit.









