Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës, me dy skuadrat nga Gjilani që do të synojnë pikët e plota.
SC Gjilani në shtëpi përballet me Ballkanin, në një takim ku kuqebardhët kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes në xhiron e kaluar ndaj Malishevës. Trajneri Debatik Curri ka deklaruar se skuadra e tij ka kapacitet për ta fituar ndeshjen, ndërsa ka bërë thirrje për mbështetje masive nga tifozët.
Në anën tjetër, Drita udhëton në Drenas për t’u përballur me Feronikelin’74, pas barazimit me Drenicën në shtëpi. Trajneri Ardian Nuhiu kërkon përkushtim maksimal nga futbollistët, duke theksuar se objektivi i vetëm janë tri pikët.
Gjilani – Ballkani zhvillohet nga ora 19:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan, ndërsa Feronikeli’74 – Drita luhet nga ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.










