Feronikeli dhe Drita kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0-0, në një fraksion loje që nuk prodhoi gola, por pati raste nga të dyja skuadrat.
Drita pati momente për të rrezikuar portën kundërshtare, ndërsa Feronikeli përfitoi nga një gabim i Hajdin Salihut, i cili mund t’i kushtonte skuadrës gjilanase.
Pjesa e dytë pritet të sjellë më shumë intensitet dhe ndryshime taktike. Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, për 45 minutat e fundit.










