Feronikeli ka regjistruar fitore minimale ndaj Dritës, duke e mposhtur skuadrën gjilanase me rezultat 1:0 në Drenas.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Avni Islami në pjesën e dytë, duke i dhënë Feronikelit tri pikët në këtë përballje.
Skuadra vendase pati kontroll më të madh të lojës dhe dominoi në disa aspekte të takimit, ndërsa Drita e pati të vështirë të impononte ritmin e saj, veçanërisht në pjesën e parë. Gjilanasit patën disa mundësi për të shënuar, por mungesa e konkretizimit para portës kundërshtare rezultoi vendimtare.
Në pjesën e dytë, Drita u paraqit me një qasje më të mirë dhe kërkoi golin e barazimit, por nuk arriti t’i konkretizojë rastet e krijuara.
Me këtë humbje, Drita largohet pa pikë nga Drenasi, ndërsa vëmendjen tashmë e kthen te derbi i qytetit.
Të dielën, Drita do ta presë Gjilanin në shtëpi, në një tjetër përballje të rëndësishme për skuadrën gjilanase./Radio Star/










