Në takimin e 372-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për periudhën prill-qershor 2026 ka raportuar edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, duke thënë se shkalla e efikasitetit për këtë gjykatë me degët e saj është 154 për qind.
“Për këtë periudhë 154 për qind është efikasiteti”, tha Salihu, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Tutje, për këtë periudhë tremujore, kryetari tha se kanë pranuar 2 mijë e 364 lëndë dhe se kanë zgjidhur 2 mijë e 981 lëndë.
Salihu tha se për shkak të ngarkesës do të shikojnë mundësitë e angazhimit të gjyqtarëve nga degët e gjykatave.
Raportimi i kryetarit Salihu u miratua në fund nga anëtarët e KGJK-së.









