Zjarrfikësit e Gjilanit kanë përkujtuar sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, duke shprehur respekt dhe nderim për të gjithë ata që humbën jetën në përpjekje për të shpëtuar të tjerët.
Në mesin e viktimave ishin edhe 343 pjesëtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të New York-ut, të cilët u angazhuan në operacionet e shpëtimit pas sulmeve në Kullat Binjake.
Me mesazhin “Never Forget 09/11/2001 🇺🇸🇽🇰🇦🇱”, zjarrfikësit e Gjilanit kanë përcjellë një mesazh solidariteti dhe respekti për kolegët e tyre amerikanë që nuk u kthyen më në shtëpitë e tyre.
“Nderim dhe respekt për heronjtë që nuk u kthyen në shtëpitë e tyre”, thuhet në mesazhin përkujtimor.
11 Shtatori mbetet një nga ngjarjet më tragjike të historisë moderne, ndërsa sakrifica e zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit vazhdon të kujtohet si simbol i guximit, humanizmit dhe vetëmohimit./Radio Stars









