Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses përderisa FFK-ja udhëhiqet nga drejtuesit aktualë.
Në një deklaratë të fortë, Rrahmani ka folur për kundërshtime të vazhdueshme, mungesë të njerëzve kompetentë dhe, siç thotë ai, sulme të koordinuara ndaj tij për më shumë se dy vite.











