Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re, ka folur për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Kurti tha se lufta e Kosovës ishte e drejtë dhe se krimet ndaj civilëve shqiptarë janë kryer nga regjimi serb. Ai e cilësoi të padrejtë kërkesën e Prokurorisë në Hagë, duke theksuar se “asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”.










