Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se në fshatin Hodonoc kanë përfunduar punimet në asfaltimin e 13 rrugëve, ndërsa dy rrugë të tjera janë aktualisht në proces të realizimit.
Sipas njoftimit të Rahimajt, punimet janë zhvilluar në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në lokalitete të ndryshme të komunës.
Rrugët e përfunduara në Hodonoc janë:
1. “Nuhi Morina”
2. “Ismajl Haki Morina”
3. “Xhevat Dërmaku”
4. “Halit Morina”
5. “18 Qershori”
6. “Hamdi Basha”
7. “Musa Morina” – degëzimi 1
8. “Libinoci” – degëzimi 1
9. “Basha”
10. “Bujanoci” – degëzimi 1
11. “Bujanoci” – degëzimi 2
12. “Bujanoci” – degëzimi 3
13. “Brigada 134 Bedri Shala” – degëzimi 1
Ndërkohë, në proces të asfaltimit janë rruga “Brigada 128 Sali Saramati” dhe rruga “Zona Operative e Dukagjinit”.
Sipas të dhënave të publikuara nga kryetari Rahimaj, vlera e investimit për asfaltimin e këtyre rrugëve arrin në 272,944.16 euro.
Rahimaj ka theksuar se investimet në infrastrukturën rrugore po vazhdojnë me synimin e përmirësimit të kushteve të jetesës dhe zhvillimit të infrastrukturës në të gjitha lokalitetet e Komunës së Kamenicës.










