NJOFTIM
MBAHEN TAKIMET E ENIGMATËVE TË KOSOVËS – GARAT NË SAJIMIN E GJËZAVE –
Më 24 tetor 2026, në Qytetin e Gjëzave – Gjilan, Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” dhe Redaksia e Revistës Enigmatike “HORIZONTI” organizojnë Takimet – Garat e Enigmatëve të Kosovës në sajimin e gjëzave.
Takimi do të mbahet në Bibliotekën e Qytetit
“Fan Noli” në Gjilan, duke filluar në ora 11:00.
Gara e parë – Mburoja magjike 5×7:
Garuesit kanë për detyrë të përpilojnë një mburojë magjike 5×7, në të cilën duhet të përfshihet domosdoshmërisht fjala ENIGMAT. Formën e mburojës ju kemi paraqitur më poshtë.
Gara në përpilimin e mburojës magjike, fillon që nga dita e shpalljes së njoftimit.
oiPunimet duhet të dërgohen më së largu deri më 15 tetor 2026, në adresën: she.ndremjeda@gmail.com.
Gara e dytë – Anagrama:
Sajimi i anagramës do të zhvillohet më datë 24 tetor 2026, ditën kur edhe do të mbahet takimi i Enigmatëve. Tema dhe hollësitë e detyrës do t’u bëhen të ditura garuesve aty për aty.
Tri punimet më të mira në garën e mburojës magjike do të shpërblehen nga organizatori, ndërsa anagrama më e mirë që do të përzgjidhet nga juria profesionale, do të shpërblehet me një çmim surprizë!
Qëllimi i këtyre Takimeve dhe Garave është afirmimi, zhvillimi dhe ruajtja e traditës së pasur të enigmatikës shqiptare.
Për hollësitë e Takimit (agjendës), ju njoftojmë ne ditët në vijim.
Mirë se vini në Qytetin e Gjëzave – Gjilan!










