Kandidati për deputet nga PDK-ja, Qëndrim Kryeziu, ka kërkuar falje ndaj Gani Gecit pas deklaratave të bëra një ditë më parë.
Kryeziu ka bërë të ditur se pas sqarimeve me Gecin, të dy kanë takuar njëri-tjetrin në Prishtinë, në zyrën e tij.
“Pas sqarimeve me Gani Gecin, e pimë një kafe në Prishtinë, në zyrën time!”, ka shkruar Kryeziu trasmeton Raporto24.
Ai është shprehur edhe për videon që kishte nxitur reagime, duke sqaruar se në versionin e publikuar mungonte pjesa e fundit e saj.
“Edhe për videon, për shkak se mungon pjesa e fundit, e cila ishte prerë nga ata që e kishin dërguar, ku thotë se e ka vrarë Serbia, i kërkuam falje njëri-tjetrit dhe vazhduam ashtu siç kemi qenë edhe më herët!”, ka deklaruar Kryeziu.
Ndërkohë, lidhur me videon e prerë dhe sqarimet për deklaratën e Gani Gecit, janë raportuar edhe zhvillime të tjera gjatë ditës/Raporto24/










