Këngëtari i njohur kosovar Noga, emri i vërtetë i të cilit është Agon Abdullahu, është pritur në takim nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një fotografie të përbashkët të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Në fotografi, Noga dhe Sveçla shihen së bashku në ambientet e zyrës së ministrit, ndërsa nga postimi nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me temën e takimit.
Krahas imazhit, këngëtari ka shkruar një mesazh ku e cilëson Sveçlën si mik të familjes.
“Me zyrë me Ministrin e Mbrendshëm të Policisë Kosovës, mikun e familjes, #xhelalsveçla”, ka shkruar Noga në mbishkrimin e fotografisë.










