Një person është gjetur pa shenja jete sot në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani nga Policia Rajonale e Gjilanit, i cili bëri të ditur se policia ka pranuar informacion për një person mashkull, i lindur në vitin 1992, i cili ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas Osmanit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor.
“Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Osmani.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i nënshtrohet obduksionit.
Ndërkohë, hetuesit e Njësitit të Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit.
“Hetues nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Osmani.










