Komuna e Kamenicës ka nisur punimet për vazhdimin e trotuarit përgjatë zonës së pishave në Karaçevën e Poshtme, nga shkolla deri te kufiri me Muhovcin.
Projekti përfshin një segment prej 1,760 metrash, me vlerë të investimit prej 203,450.20 euro.
Në kuadër të projektit parashihet edhe vendosja e ndriçimit publik dhe ulëseve përgjatë gjithë segmentit, me synim përmirësimin e sigurisë, infrastrukturës dhe kushteve për banorët.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka theksuar se investimet në infrastrukturë po shtrihen edhe në zonat rurale, duke përfshirë edhe fshatrat e komunës.










