Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot aktgjykimin e plotë, përmes të cilit ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar, ndërsa zgjedhja e Qeverisë “Kurti 4” është në përputhje me Kushtetutën.
Në të njëjtin aktgjykim, Gjykata ka përcaktuar se zgjedhja e presidentit të Kosovës duhet të bëhet deri më 6 tetor, transmeton Klankosova.tv.
Sipas aktgjykimit, Kryesia e Kuvendit mund të ushtrojë funksionet e saj edhe pa një nga nënkryetarët, në rrethana të caktuara, për sa kohë që sigurohet kuorumi i nevojshëm. Megjithatë, Gjykata ka theksuar nevojën për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e PDK-së.
Në rast se presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, vendi, sipas aktgjykimit, shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh./Klankosova.tv










