Drejtori i Përgjithshëm i FC Dritës, Feti Murseli, ka reaguar pas deklaratave të trajnerit të Austrisë, Ralf Rangnick, lidhur me gjendjen e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.
Murseli ka dhënë sqarime lidhur me përdorimin e stadiumit dhe kushtet e fushës, duke theksuar se “Fadil Vokrri” ka qenë i hapur për skuadrat kosovare deri më 28 gusht.
Sipas tij, kjo periudhë e përdorimit të stadiumit nga klubet vendore duhet të merret parasysh në diskutimet për gjendjen e terrenit.
Reagimi i Murselit vjen pas kritikave të Ralf Rangnick, i cili kishte folur për gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri” pas ndeshjes Kosovë–Austri.
Murseli ka theksuar se klubet kosovare kanë zhvilluar ndeshjet e tyre në këtë stadium deri në fund të muajit gusht, ndërsa më pas terreni ka hyrë në një fazë tjetër të menaxhimit dhe përgatitjes./Radio Star/


