Nga dita e sotme do të rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës, pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.
Dy do të zhvillohen sot, të cilat do të jenë ndeshjen që do të kapin vëmendjen e publikut në vendin tonë.
Llapi, synon që të rikthehet në formë ku do të pres në Podujevë skuadrën e Ballkanit, e cila nuk pati startin e mirë.
Ndërsa po ashtu Gjilani do të pres duelin mes kampionit Dritës dhe nënkampionit të Superligës në sezonin e kaluar, Malishevës në një përballje interesante.
Ndeshja e parë mes Llapit dhe Ballkanit zhvillohet në orën 14:00, ndërsa Drita-Malisheva në orën 18:00./IndeksOnline/










