Ansambli “Gjilani” është nisur drejt Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në Festivalin Dibër–Peshkopi, me synimin për të prezantuar vlerat e kulturës dhe traditës shqiptare përmes këngës dhe valles tradicionale.
Pjesëmarrja në këtë festival përbën një mundësi për shkëmbim kulturor dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare, duke sjellë në vëmendje pasurinë e traditave artistike që ruhen dhe kultivohen ndër breza.
Ansambli “Gjilani” vepron në kuadër të aktiviteteve kulturore të qytetit, me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan.
Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Gjilani prezantohet në një takim kulturor që bashkon artistë dhe tradita shqiptare nga të dy anët e kufirit.










