Një vrasje ka ndodhur sonte në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Sipas informacioneve fillestare, ekipet e Policisë së Kosovës dhe të Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe motivet e rastit. Pritet që Policia e Kosovës dhe Prokuroria të dalin me informacione zyrtare lidhur me këtë ngjarje.
Radio Star Gjilan do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme./Radio Star/










