Deputeti i LVV-së, Alban Bajrami tha se do të synojnë që shumë shpejt ta bëjnë gati për miratim në Kuvend ligjin e ri për automjete
Bajrami tha se “shumë shpejt do të fillojë të punohet në këtë ligj”.
“Ka qenë premtim zgjedhor që e kemi bërë për kohën e importit dhe për çështje të tjera, teknikalitete të tjera të ligjit për automjete”, tha ai në Tëvë1.
“Besoj që do të jetë një ndër ligjet e para të reja që do t’i vijnë Kuvendit”, tha Bajrami.
Ai tha se kufizimi me 10 vjet i importimit të veturave ka qenë “i pakiptimtë”.










