Përkitazi, me lirimin nga detyra – shkarkimin nga pozicioni i ministrit më të suksesshëm të qeverisë aktuale, Bajram Hasani (Nisma Socialdemokrate), dua të them se me gjithë se tani më e kam rival politik, nuk dua të fsheh dhe të mos e përmend faktin se ai ishte shembulli më i mirë se si duhet qeverisur një ministri për interesin e shtetasve të vet”, thotë në një prononcim për 2LONLINE, Gani Neziri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.
Sipas Nezirit, në momentin e parë të përpjekjes për rikonfigurim të brendshëm, pengohet ministri nga “dora e fortë politike” dhe për më keq, edhe largohet krejtësisht.
Tani dua të pyes miqësisht se si u bë që në politikën qendrore aktuale, respektivisht, në Qeverinë e Kosovës, asnjë gjilanas vendimmarrës, pse?! “, pyet Neziri, duke rikujtuar me këtë rast edhe artikullin e mëhershëm në Portalin 2LONLINE, shkruar nga ai, me titull: “Anamorava hambar i votave për regjionet e tjera të Kosovës”.
“Dhe përsëri miqësisht i pyes gjithë votuesit gjilanas; A duhet vazhduar që të jemi argat i mbledhjes së votave për regjioneve tjera? Ne t’i mbledhim votat, ata të bëjnë qeverinë!”, shtron dilemën e tij, Gani Neziri i PDK-së.