Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 15.10.2026 ka bërë transferimin e shtetasit kosovar nga Kroacia për në Kosovë.
I dyshuari në fjalë sipas Kodit Penal të Kroacisë ishte i dënuar me burg për kryerjen e veprës penale kundër jetës dhe trupit, tentativë e vrasjes së rëndë, dhe transferimi i tij është bërë me qëllim që pjesën e mbetur të dënimit me burg, ta mbajë në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.
Transferimi është realizuar bazuar në ligjet në fuqi, në marrëveshjet dy palëshe dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë.
I dyshuari pas transferimit, i është dorëzuar Shërbimit Korrektues të Kosovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.










