Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës ka vizituar Njësinë e Zjarrfikësve, ku është njohur nga afër me punën, angazhimin dhe sfidat me të cilat përballen zjarrfikësit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në shërbim të qytetarëve.
Gjatë kësaj vizite, u diskutua për nevojat e kësaj njësie, rëndësinë e përmirësimit të kushteve të punës dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të shërbimeve emergjente.
Në kuadër të këtij aktiviteti, organizata QDTI ka dhuruar disa pajisje për Njësinë e Zjarrfikësve, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për reagim në situata emergjente.
Komuna e Kamenicës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për organizatën QDTI për këtë kontribut të rëndësishëm, i cili ndihmon në mbështetjen e zjarrfikësve dhe në rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Komuna mbetet e përkushtuar për të mbështetur shërbimet emergjente dhe për të krijuar kushte sa më të mira për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen për mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.










