Kryetari i LDK-së, Lumi Abdixhiku, i është përgjuar zërave që po ia kërkojnë dorëheqjen nga posti i të parit të partisë.
Ai ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.
Gjatë një interviste në Klan Kosova, ai ka thënë se zgjedhjet e ardhshme të brendshme të LDK-së do të mbahen në nëntor të viti të ardhshëm.
“Në procesin e ardhshëm zgjedhor, i cili do të ndodh në nëntor të vitit 2027. Atëherë skadon mandati katër vjeçar”, ka thënë ai, duke treguar se nuk e ka në plan të jap dorëheqje.
“Sa e pata një Kuvend, për besë. Ma rikonfirmuan. Zërat nuk ndalën asnjëherë”, ka thënë ai.
Ai ka bërë me dije se mandati i skadon më 19 nëntor të vitit të ardhshme.
“Mandati katër vjeçar përfundon më 19 nëntor të viti 2027, janë 13 muaj prej sot. Me siguri zgjedhjet do t`i nisim në shtator të vitit të ardhëm dhe t`i mbyllim në nëntor”, ka thënë ai.
Një ditë para kësaj deklarate të Abdixhikut, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e brendshme të partisë, të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Madje, Rama i ka bërë thirrje kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku që të japë dorëheqje nga kjo pozitë.
“Do të jem kandidat për kryetar të LDK-së. Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedhur, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj që kishte bërë mirë të dorëhiqet Abdixhiku. Ashtu duhet me bë”, ka deklaruar Rama.










