Vëllai i Arlinda Zekajt, 49-vjeçares që u vra tragjikisht në Vitomiricë të Pejës, ka publikuar një dedikim prekës për motrën e tij.
Përmes një postimi në Facebook, vëllau i Arlindës ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e motrës, duke thënë se e ka të vështirë të shkruajë për vrasjen e saj.
“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tënde”, ka shkruar ai.
Në fund të dedikimit, ai shpreh shpresën që të takohen sërish në Xhenet.










