Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schübel.
Përmes një postimi, Pacolli ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektet aktuale, si dhe mundësitë e reja të financimit përmes programit IPA.
“Sot kam zhvilluar takim me Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z.Dirk Schübel, ku diskutuam për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, projektet aktuale dhe mundësitë e reja të financimit përmes programit IPA. Mbështetja e BE-së është shumë e rëndësishme për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe ujërave, ndaj synojmë ta zgjerojmë edhe më tej këtë bashkëpunim”, ka shkruar Pacolli.










