Sot, më 28 nëntor, shënohet 71-vjetori i lindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Adem Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ai u bë një nga figurat kryesore të rezistencës dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit.
Jashari, së bashku me familjen e tij, ra heroikisht në mars të vitit 1998, gjatë luftimeve në Prekaz, duke u shndërruar në një nga simbolet më të fuqishme të luftës për lirinë e Kosovës.
Në 71-vjetorin e lindjes së tij, Adem Jashari kujtohet për kontributin dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
Emri dhe vepra e tij mbeten pjesë e pandashme e historisë së Kosovës./Arbresh.info










