Leonard Abdullahu është djaloshi që theu akullin duke u bërë shqiptari i parë që punon zyrtarisht në facebook, në sektorin e sigurisë.
Padyshim që është një sukses ku duhet të çmohet ngase të rinjët shqiptar vetëm se po dëshmohen se janë të zotët në botën teknologjike dhe se bota po ju hap dyertë për bashkëpunim.
Leonardit i urojmê shumë suksese dhe shpresojmë që ky hap i madh nē jetën e tij, të pasohet edhe nga shqiptarë të tjerë që janë ne gjendje të pranohen nga kompanitë gjigande, sikur në këtë rast që është facebooku.
Madje mund të thuhet lirisht që janë një pjesë e pa ndashme e jona.
Ajo që mori vëmendje ditët e fundit është që Facebook përzgjedhi një kosovarë, të jetë pjesë e saj.
Radio Star ka mësuar që ky rrjet social ka kontaktuar të riun nga Gjilani Leonard Abdullahu.
Ai njihet si Leo Unik, dhe është fatlum që Facebook e ka zgjedhur që pikërisht ai të jetë pjesë e saj që të përfaqësoj Kosovën që të jetë pikë kyqe për moskeqpërdorim, intervenimin, sigurimin dhe mbrojten e shumë gjerave të tjera per Account-at tanë!