Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të qeverisë dhe MTI’së për vendosjen e taksave prej 10% ndaj produkteve të Serbisë.
AKB e ka mirëpritur këtë vendim duke thënë se gjithmonë kanë bërë thirrje për për të marrë vendime të guximshme, transmeton gazetametro.net
Gjithashtu, në reagimin e tyre vlerësojnë se ky vendim i qeverisë rritë prodhimtarinë vendore.
AKB vazhdimisht ka bërë thirrje dhe rekomandime për të marrë vendime të guximshme por të domosdoshme për të mbrojtur prodhimin vendor dhe tash kjo masë mbrojtëse do ta rrit prodhimtarinë vendore si asnjëherë më parë kurse kompanitë tregtare mund t’i zëvendësojnë importet nga vendet tjera duke mos lënë konsumatorët të ndjejnë mungesën e produkteve dhe as shtrenjtimin e tyre”, thuhet në komunikatën e kësaj Aleance.
Institucionet vendore, thotë AKB, do të kenë presion ndërkombëtar për një vendim të tillë “por Serbia asnjëherë nuk ka pasur presion ndërkombëtar të duhur për të respektuar marrëveshjet në raport me Kosovën”.