Dy persona kanë ndërruar jetë pasditen e sotme si pasoj e një aksident trafiku që ka ndodhur rrugën Prishtinë-Gjilan.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Insajderin. Në këtë aksident edhe katër persona të tjerë kanë mbetur të lënduar të cilët janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore.
“Rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtine – Gjilan, saktësisht me fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshire tri automjete. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kane pësuar 6 persona, dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kane ndërruar jete”.
“Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohe që 4 personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.