-Edhe pse në kushte jo shumë të favorëshme për punë,skuadra e Gjilanit edhe ditën e sotme vijoi me përgaditjet për edicionin pranverorë.
-Skuadra e drejtuar nga Pajaziti së bashku me trajnerët ndihmës dhe atë kondicional,sot stërvitjet i vazhduan në ambient të hapur,përkatësisht tek fusha ndihmëse ku dhe punuan për rreth një orë e gjysmë.
-Stërvitja e sotme ishte kryesisht e drejtuar nga ana fizike ku pati vrapime dhe ushtrime të cilat trajnerët i caktuan për futbollistët e Gjilanit.Atmosfera brenda ekipit të Gjilanit është mjaftë pozitive dhe lojtarët së bashku me shtabin teknik të skuadrës,po përgaditen maksimalisht për fazën e ardhëshme kampionale në Ipko Superligën e Kosovës.
-Gjithashtu gjendja e lojtarëve është stabile, ku në grumbullimin e sotëm u paraqitën të gjithë futbollistët e skuadrës, në përjashtim të Hadzibulic,i cili është liruar nga klubi dhe do ti rikthehet treningut javën e ardhëshme.
-Gjilani përgaditjet do ti vijoj edhe ditën e nesërme në kohën dhe vendin e njejtë.