Sipas sindikatës, pagat e parapara për mësimdhënës janë të padinjitetshme për punëtorët e arsimit.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist kanë vizituar sot shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë.
Greva e mësimdhënësve ka filluar me kërkesat që koeficienti i pagës për mësimdhënës të ndryshoj, në Ligjin për Paga që është në procedim.
Sipas sindikatës, pagat e parapara për mësimdhënës janë të padinjitetshme për punëtorët e arsimit.
Rrahman Jasharaj gjatë vizitës në këtë shkollë ka thënë se greva do të vazhdojë deri në momentin kur të plotësohen kërkesat.
Lajmi më i mirë dje nisi me shkollën tuaj. Ju e dëshmuat se jemi bashkë në SBASHK, na dhatë një kurajo dhe forcë. Nga maji e këtij viti nuk kemi lënë derë pa trokitur duke filluar nga kryeministri, dhe të gjithë ata e kanë pranuar që ligji është diskriminues. Dikush deshi me qëllim që ta degradoj sistemin arsimor duke e vënë në pozitë të palakmueshme në ligjin e pagave. Ne nuk kemi kërkuar as më pak as më shumë nga të tjerët, nuk dha rezultat as protesta as greva në dhjetor. Anëtarësia kudo në Kosovë ka kërkuar nga ne që të merret parasysh kërkesa e tyre dhe nga kjo kemi marrë vendim që nga 14 janari të hyhet në grevë të përgjithshme. Ju betohem se greva do të vazhdojë deri në momentin kur të plotësohen kërkesat tona”, ka thënë Jashari.
Ai ka shtuar se greva është shpallur nga Këshilli Drejtues dhe do të mbyllet vetëm kur të thonë punëtorët e arsimit. “Mund të ketë presion por çdo presion ndaj grevistëve sanksionohet dhe kjo është e garantuar me Ligj”.
Arjeta Lokaj, nënkryetare e BSPK-së ka deklaruar se qëndrojnë prapa kërkesave dhe qëndrimeve të SBASHK-ut dhe mbështesin kërkesat e tyre.
Vlen të theksohet se një ditë më parë edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi bëri thirrje që greva të ndërpritet.