Shkruar nga: Murat Mustafa mësimdhënës nga Gjilani
Të nderuar qytetar e prindër, mos harroni që përveç fëmijëve tanë biologjikë, fëmijët e juaj ne i konsiderojmë si fëmijët tanë deri sa janë në shkollë, pra aq sa ju duam fëmijëve tanë të mirat, duam edhe për fëmijët tuaj.
Ndërprisni grevën po thonë institucionet e të cilat vet na kanë prua në këtë gjendje, po ashtu një numër i vogël i prindërve,në krye të cilëve është një i zgjedhur politik dhe disa analistë që e dinë “shumë mirë alfabetin”.
Po, greva mund të ndërpritet qysh sot, sepse çelësi i zgjidhjes është tek institucionet. Ose bëni ngritjen e koeficientit për 30%,dhe greva ndërpritet, e nëse rritja është e papërballueshme siç po thonë, atëherë tërhiqeni projektligjin e pagave dhe filloni nga e para.
Shumë qytetarë po pyesin, pse po kërkojnë rritje të pagës arsimtarët, kur boll i kanë ato që i marrin! Arsimtarët nuk po kërkojnë rritje të pagës, por rangimin më të mire dhe të merituar në projektligjin e pagave. Dyshoj shumë që disa individ të caktuar që janë servilë ndaj institucioneve përhapin dezinformata se mësuesit po kërkojnë rritje të pagave.
Edhe një here dua t’ju jap sqarim pse jemi në grevë. Jemi në grevë për shkak rangimit shumë të ulët. Prej 1-12 që janë kategorizua sektorët, mësimdhënësit janë rangu me kofecient 2, do em thënë të parafundit. Këto sqarime po më kujton thënien:”Ndaq foli Zejnës e ndaq stenës”.
Të nderuar qytetarë dhe ju prindër të respektuar, shumë lehtë është të na akuzoni, e të na ofendoni, por realiteti nuk është ashtu siç mendoni apo si thoni ju.
Sikur të varej nga mësimdhënësit ,ne sot punët si shoqëri do t’i kishim shumë më mirë. Para se të na akuzoni e të na ofendoni, duhet t’i dini shumë gjëra dhe t’i bëni disa pyetje në adresën e duhur, sepse adresa juaj është e gabuar. Pra, adresa dhe pyetjet duhet t’i bëni diku tjetër,ndërsa çfarë të pyesim janë 1001, por unë vetëm disa po ju tregoj.
Pse nuk po ankoheni për humbjen e 80 milion eurove nga Trusti?
Pse nuk ankoheni për faljen e 60 milion eurove Bechtelit?
Pse nuk po ankoheni për 500.000 euro që i marrin avokatët për mbrojtje nga Specialja?
Pse nuk po reagoni që një avokat ndërkombëtar vetëm për një ditë paguhet 2500 euro?
Pse nuk reagoni për ”qytetarët” e pushtetit që mundohen me mish e me shpirt, që edhe pas mandatit të kenë një pagë goxha të mire?
Pse nuk po ankoheni që po helmoheni çdo ditë e më shumë?
Pse nuk ankoheni për faktin se një deputet merr edhe një page tjetër nga mëditjet?
Pse nuk reaguat për deputetët që 6 muaj morën paga edhe pse me asnjë seancë të mbajtur?
Pse nuk ka reagime që një drejtor i një institucioni merr pagë mujore sa 14 mësimdhënës (sa një shkollë fshati)?!
Pse, nuk ka reagime që një mësimdhënës për një vit të plotë nuk mund ta arrij shifrën e pagës mujore së një drejtori, sepse një mësues merr 5400 euro për një vit, ndërsa drejtori i Trustit merr mbi 6000 euro?
Pse nuk reagoni për mësimdhënësit që punuan për një dekadë pa paga, tash pensionohen me 75 euro?
Pse nuk reagoni që mësimdhënësi mos të ketë profesione tjera shembull moler, kamerier.., normal se ky profesion është pa dëshirën e tij sepse duhet të mbijetoj apo të mbaj familjen, ngase paga është “shumë e lartë’’?
Pse nuk reagoni në faktin se mësuesit tanë sot kërkojnë lëmoshë për një trajtim mjekësor?
Pse nuk bëni krahasime edhe për sigurimet shëndetësore kur po i bëni krahasimet e pagave në rajon?
Pse nuk reagoni që shumë mësimdhënës kërkojnë lëmosh tek ju për shërim?
Pse nuk ankoheni që fëmijët tuaj nuk kanë kushte në mësimxënie si bashkëmoshatarët e tij në vendet fqinje, por ankoheni në pagat e larta dhe kohën e shkurtër të mësimdhënësve.
Pse nuk reagoni ndaj deputetëve, ministrave,e politikanëve, e niveleve tjera që luajnë ose flenë mbi laptopët e falur nga qeveria, ndërsa nxënësit tanë, vazhdojnë rrugën e prindërve, gjyshërve e stërgjyshërve të tyre me dërrasa të zeza, shkumës e shpuzë?
Pse nuk reagoni që fëmijët e juaj e nxënësit tanë, në orët e kimisë, fizikës, biologjisë, gjeografisë ,etj. akoma mësojnë vetëm në libra e nga librat, orët e edukatës fizike akoma mbahen nëpër klasa, sepse mungojnë sallat e edukatës fizike, mungojnë fushat sportive, mungon e çka s`mungon…?
Para se të ankoheni ndaj mësuesit,para se t’i ofendoni, është mirë t’i dini edhe këto.
Shumë prindër nuk e dinë cilën paralele është fëmija i tij apo kujdestar kush është, sepse kurrë në shkollë nuk ka qenë?
Shumë prindër nuk mund ta durojnë në shtëpi fëmijën e tyre ndërsa ne e durojmë edhe pse ka mbi 200 mungesa, pastaj që krijon probleme, ofendime, kërcënime e gjithçka tjetër!
E dini ju prindër që nga fëmijët e juaj e nxënësit tanë janë grushtua shumë mësimdhënës-e?
E dini, që në fund të gushtit apo në fillim shtatorit çka thonë për fëmijët e tyre, shyqyr që po hapet kjo shkollë se mend na lujtën (edhe këto ditë greve po dëgjojmë këso fjalë)?
E dini që shumë fëmijë vijojnë mësimin me vetëm një fletore?
E dini që shumë fëmijë, nxënëse kanë vetëm uniformën dhe shminkat?
E dini që shumë prej fëmijëve nuk e ndërrojnë orarin, shtator -qershor!
E dini që disa prindër vijnë te shkolla dhe thonë: “kshyr allahile bonja dyqysh se mu nuk po më ngo’ fëmija im?!”
E dini që në fund të vitit shumë prindër na “thyejnë” dyert duke intervenuar te kujdestari i klasës për rritjen e notave?
Sigurisht e dini që para testit së arritshmërisë apo maturës bëni gjithçka (e furnizoni me 4G dhe 3G telefonat) që fëmija yt ta kalon testin?
Të nderuar e të respektuar prindër , a mund t’iu akuzoj të gjithëve se jeni të papërgjegjshëm? Absolut jo. Ashtu edhe ju nuk keni të drejtë kur thoni “gjithë mësimdhënësit” janë të njëjtë.
Pra,sikur që ka prindër që janë të papërgjegjshëm , nuk e përjashtojmë që ka edhe mësimdhënës/e ,por secili fajin ta mbaj mbi veti dhe ndërgjegjen e tij.
Personalisht unë dhe shumë koleg/e mundohemi të jemi të përgjegjshëm në atë çka paguhemi e për këtë na vlerësoni ju prindër dhe nxënësit/fëmijët.
Për të gjithë ju që po mendoni të na “zëvendësoni” i kam nja dy-tre fjalë. “Të edukosh duhet të jesh vetë i edukuar, që të mësosh dikë duhet të jesh i arsimuar”.
Pra , puna e mësimdhënësit nuk është vetëm dija, por edhe edukata. Për sa jemi të edukuar si shoqëri dihet.
Me këtë dua të them se jo çdo kush që përfundon ndonjë fakultet duhet patjetër të jetë mësimdhënës.
Çdo qytetar e mësimdhënës duhet ta lexoj shkruar nga Murat Mustafa mësimdhënës nga Gjilani
Ndani këtë artikull