Ndonëse po hyjnë në javën e tretë të grevës, sektori i Arsimit në Kosovë, bashkë me anëtarët e sindikatës së SBASHK-ut, kanë marrë pagat e muajit janar.
Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin e parë të vitit 2019-të për të gjithë shërbyesit e administratës publike, përfshirë edhe mësimdhënësit, njofton Klan Kosova.
Kjo ka ndodhur pavarësisht krizës së paralajmëruar nga ana e Ministrisë së Financave për shkak të mosvotimit të buxhetit.
Mësuesit, arsimtarët dhe profesorët këtë muaj nuk kanë mbajtur asnjë orë të vetme, në përjashtim të disa profesorëve në universitetet publike.