Pas plot tre javësh grevë, sot në vendin tonë ka filluar mësimi në të gjitha shkollat, fillore dhe të mesme.
Sidoqoftë, pavarësisht vendimit për ndërprerjen e grevës, SBASHK’u ende nuk e di se a do të kompensohen orët e humbura apo jo.
Nënkryetarja e SBASHK’ut, Vjollca Shala, ka thënë se ky është një vendim që u takon mësimdhënësve.
‘Meqenëse sot është dita e parë e fillimit të periodës së dytë në ndërkohë të mblidhen mësimdhënësit se si do të veprohet më tutje. Akoma nuk është marrë jë vendim i tillë se çfarë do të ndodhë me orët e humbura’, ka thënë ajo.
Një deklaratë të ngjashme e ka bërë ditë më edhe kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari, i cili ka deklaruar se mësimdhënësit, janë ata që do të vendosin se a do të kompensohen orët e humbura.
Kujtojmë se pas grevës tre javëshe me kërkesën për rritje të koeficientit, SBASHK ka arritur marrëveshje me kryeparlamentarin Kadri Veseli, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.