Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar në lidhje me aksidentin e sotëm në Gostivarë ku mbetën të vdekuer 13 persona e dhjetëra të tjerë të plagosur.
Haziri, përmes një postimi në Facebook ka thënë se shpreh solidaritetin tim dhe të gjilanasve në këtë mbrëmje të rëndë për Ju dhe Gostivarin transmeton Radio Star.
Postimi i plotë
I nderuar kryetar e miku im, Arben Taravari. Shpreh solidaritetin tim dhe të gjilanasve në këtë mbrëmje të rëndë për Ju dhe Gostivarin. Lutem që ta përballoni me kurajo dhe iu uroj shërim të shpejtë personave të lënduar. Ndërkaq iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ju dhe familjet që humbën më të dashurit e tyre. Jemi me Ju! Lut Haziri, Gjilan