Deklarata e Pavarësisë, sot do të nisët për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës, nga Kuvendi i Kosovës.
Deklarata do të dërgohet në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.
Nisja e Deklaratave përcjellet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore.
Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit.