Federata e Volejbollit e Kosovës ka zgjedhur më të mirët për vitin që e lamë pas, kurse në këtë përzgjdedhje, ndër femra kanë dominuar lojtaret e Dritës dhe trajnerët e tyre.
Në ceremoninë e përzgjedhjes të më të mirëve ka pasur mysafirë vendorë dhe nga jashtë në mesin e tyre edhe zëvëndëspresidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit CEV, Ozkan Mutlugil, presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit FSHV, Erlind Pëllumbi, sekretari i FSHV, Albens Vokopola, sikurse edhe udhëheqës të Federatës nga Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, derisa e pranishme ishte edhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sporte Leonora Morina – Bunjaku.
Trofetë kryesore i mori ekipi i KV Drita, ekip që ishte Kampion i Kosovës dhe i Superkupës, kampione e Kosovës ndër juniore.
Në mesin e shtatë lojtarëve më të mira, katër i përkasin ekipit të Dritës.
Trajneri më i mirë u shpall Lorik Ilazi
derisa trajneri më i mirë ndër juniorë u shpall Valon Zymberi.
Drita ka marrë edhe epitetin e ekipit më të mirë tek senioret dhe junioret, ku mirënjohjen e ka pranuar zëvëndëspresidenti i klubit Florent Haziri.
Në mesin e lojtareve më të mira ndër juniore janë zgjedhur Vesa Shabani, qendër, Belinda Xhymshiti, qendër, Aulona Sinani, libero.