Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), i kanë kërkuar shtetit të Kosovës edhe njëherë që të pezullohet taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe të plotësohen kërkesat e kërkuara nga Departamenti i Shtetit të Amerikës.
Dy përfaqësuesit e SHBA’së, John Erat i cili është Drejtor i Çështjeve Evropiane e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe William Brad Berkley i cili është Drejtor i Çështjeve Evropiane në Këshill, kanë përsëritur qëndrimet e shtetit amerikan karshi Kosovës se taksa duhet të pezullohet urgjentisht.
Dy zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa në lidhje me kërkesat e e SHBA’së, ata kanë kërkuar që taksa të pezullohet në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
SHBA’të i kanë dhënë një mbështetje tjetër arritjes së marrëveshjes mes dy vendeve, pas një takimi që kanë zhvilluar në Serbi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ku i kanë kërkuar këtij të fundit zhvillimin e bisedimeve me Kosovën dhe përfundimin sa më të shpejtë të dialogut mes dy vendeve që për qëllim ka arritjen e një marrëveshje përfundimtare.
“Një mbështetje e fortë që sa më shpejt që të jetë e mundur të vazhdohet me dialogun në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje reciproke të pranueshme dhe të përhershme që do të çojë në stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e mëtejshëm të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë..