Policia e Gjilanit njofton se me datë 20 shkurt, rreth orës 13:10, në sheshin “Bulevardi i pavarësisë” në Gjilan, nga zyrtarët policor është hasur i dyshuar shqiptarë shtetas i Republikës së Shqipërisë duke kërkuar lëmoshë.
Sipas policisë, i njëjti me veprimet e tijë ka shqetësuar qytetarët në rrugë. “Ai është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, ku është intervistuar dhe më pastaj është iniciuar rast “Kërkim i lëmoshës në vend publik”, thuhet në njoftimin e policisë për rajonin e Gjilanit.
Është dërguar në Gjykatë në procedurë të shpejt ku edhe Gjykata ka lëshuar vendim për deportim. Personi në fjalë nga ana e Policisë së Kosovës është dorëzuar në pikën kufitare në Vërmic.