Bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për situatën aktuale epidemiologjike të gripit sezonal, Drejtoria Komunale e Arsimit kërkon nga të gjithë përgjegjësit e institucioneve parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private), që të mbikëqyrin situatën dhe nxënësit që kanë shenja dhe simptoma të gripit (temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh), t’i shmangen kontaktit me nxënës të cilët nuk kan simptoma të gripit dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut.
Prandaj, luten udhëheqësit e IEA, që sa më shpejt të kontaktojnë mësimdhënësit në lidhje me këto rekomandime