Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një kumtese për mediat ka thënë se SHBA-ja mbanë përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel
Po ashtu, ne kumtesën për media thuhet se “sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”.
“SHBA-të mbanë përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel
Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhet në kumtesën e dërguar për media..